BE i del në mbrojtje rektorit
Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, të premten ka marrë mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojë përpjekjet e tij për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve.
Zyra e Bashkimit Evropian/PSBE dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë kanë porositur se në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së Arsimit të Lartë Evropian, autonomia dhe pavarësia e të gjitha universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë duhet të respektohet./zeri/


