Këmbësori goditet nga vetura në Rrugën Qarkore në Gjilan
Gjilan – Në rrugën “Qarkore”, në Gjilan raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture me targa lokale me vozitës mashkull shqiptar dhe një këmbësori mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Si pasojë e saj lëndime trupore ka pësuar këmbësori të cilit i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


