Poetja Benisa Muji paraqitet me librin “Agim poezish”
Gjilan – Poetja nga Bresalci i Gjilanit Benisa Muji ka botuar librin e saj të parë të titulluar “Agim Poezish”. Benisa arrin të sjell poezi me një gjuhë të ndjeshme, në radhë të parë, por edhe mjaft shprehëse ka thënë redaktorja Iliriana Uruqi.
Poetja e re dhe e talentuar Benisa Muji nga Bresalci i Gjilanit është paraqitur para publikut me librin e saj të parë të titulluar “Agim poezish”. Libri i Benisës është pritur mirë edhe nga publiku edhe nga kritikët.
Redaktorja e librit Iliriana Uruqi ka thënë se në këtë përmbledhje poezish Benisa arrinë të sjell poezi me një gjuhë të ndjeshme, në radhë të parë, por edhe mjaft shprehëse. Këtë gjë e arrijmë duke prekur tematika të ndryshme ka thënë Uruqi.
Në përmbledhjet e Benisës poezia e saj shquhet për dashurinë ndaj nënës, mall për qytetin e saj, librin – aty ku fshihet dituria e çdo fëmiu,e shumë tematika tjera.
Libri i Benisës komunikon mirë me çdo lexues. Ndryshe Benisa Muji talentin e saj të parë për të shkruar e zbuloi qysh në moshën e hershme ku edhe mësimdhënësit e panë aftësinë e saj për të shkruar.
Benisa pas librit me poezi pritet ta botojë edhe një roman./rajonipress/


