KKVITI

Koha jonë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kur po rri tu mendu, nuk pe di a jemë çliru, Një regjim u instalu
edhe Populli u varfnu.

Tash krejt jasht dojn mu qu
o milet ku je tu shku.
Kur pe shoh rinin tu dal
ment prej kreje don mem dal.

Pleq e t’ri janë tu udhëtu
mu k’ta krejt dojn me m’trenu.
A thu ku po dojn me shku
azil n’francë me kërku.

O ju njerz ku po shkoni
azil n’francë mos kërkoni
Ajo kohë ka kalu
venin tone duhet me ndërtu.

Se së shpejti do t’ketë ndryshime
nuk do t’ketë më veq premtime.
Do të ketë punë për t’gjithë ne
o po ju lusë, rrini n’atdhe.

——-

Shpresa

Une hala nuk jamë dorzu
jam tu prit k’ta mu largu.
Se tash larg nuk ka me shku
edhe Populli ka mu qu.

Po ju luse shkoni me t’mire
Se ky popull, eshte shume i v’shtire.
Po kshyr seri e po ju ngon
po dikur ju bohet vone.

Eco Higjiena

Ani burra ju mos ngoni
veq kame frike se keq dot t’dahni.
Se ky popull shume ka vujt
nuk ka frike prej askujt.

Mu tash shpresa po më rritet
se ky popull do te ngritet.
Do ti flet do fjalë me rradhë
e ju qone kah keni ardhë.
———-

Populli

A je ti i viteve t’nontdhjeta
që largove krrala e mbreta.
E tash je shumë tu duru
djemt e mdhaj janë tut sundu.

Unë masë shumti po kamë frikë
se krejt rinija don met ik.
Qu mor popull thuj naj fjalë
se pleq e t’ri janë jashtë tu dal.

K’ta tash janë veq tu luftu
cilin vend me uzurpu.
Veq shetiten me xhipa t’ri
qe pesë mujë pa qeveri.

Qu o popull se t’bonen hor
i largon per dy tri ore.
Qu o popull mos ke frikë
se kta sjon Amerikë.

Arben Kurteshi, Zvicer