ARKATANA

Aksidentohet një qytetar në qendër të Prishtinës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një person është plagosur në rrethana të pasqaruara rreth orës 1:30 minuta të mëngjesit të së enjtes në afërsi të PTK-së, në Prishtinë.

Kalimtarët e paktë të rastit kanë alarmuar Policinë kur kanë parë në rrugë një të ri të mbuluar në gjak.

Pas ardhjes së Policisë ka intervenuar me shpejtësi edhe ndihma e shpejtë, për ta dërguar personin në Emergjencë, transmeton koha.net.

Mobi Casa

Mjekët kujdestarë atje i kanë thënë KTV-së se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës nuk ka qenë në dispozicion të ofrojë informata për atë që ka ndodhur.
© KOHA.net