Eko Higjiena

Komisioni për grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës i dorëzon dosjen e parë Hazirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komisioni për grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës së vitit 1999 në Gjilan, i ka dorëzuar sot dosjen e parë kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Dosja voluminoze përbëhet prej 3 pjesëve, ku në pjesën e parë janë evidentuar faktet për të vrarët, pjesa e dytë ka të bëjë me evidentimin e dëmeve të luftës, ndërsa në pjesën e tretë janë faktet me fotografi të shtëpive të djegura dhe xhamive në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar Komisionin për punën e madhe që ka bërë për grumbullimin e dëshmive dhe fakteve të luftës së vitit 1999, duke e vlerësuar si punë tejet të vlefshme.

FIDANISHTJA

Kryetari Lutfi Haziri vlerësoi se këto dosje do të freskojnë memorien e njerëzve për atë se çka ka ndodhur në luftën e vitit 1999.

Kryetari i këtij Komisioni Sami Hoxha tha se dosja e parë i është dorëzuar kryetarit Haziri, derisa dosjet tjera do t’i dorëzohen arkivit, prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.