Hidromorava

Kuçi: Qeveria, këtë javë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për dallim nga Thaçi, i dyti i PDK-së, Hjaredin Kuçi, është shprehur optimist se institucionet e reja do të themelohen gjatë kësaj jave. I pyetur nga “Zëri” nëse synon ta marrë postin e kryeparlamentarit apo sërish do të jetë pjesë e Kabinetit të ardhshëm qeveritar, Kuçi nuk ka mundur të konfirmojë nëse synon ekzekutivin apo legjislativin.

“Nuk është diskutuar për asnjë pozitë brenda PDK-së”, ka thënë ai shkurt, duke mos i shfaqur ambiciet e tij nëse synon majat e pushtetit të legjislativit.

Gjithashtu, mësohet se brenda LDK-së po zhvillohet një garë bukur e madhe rreth posteve ministrore për tetë dikasteret e ardhshme qeveritare që do t’i takojnë këtij subjekti politik, derisa deklarojnë se posti i kryeministrit është e sigurt se do t’i takojë Isa Mustafës.

Hidromorava

“Janë diku rreth 20 njerëz që po garojnë për 8 postet e ministrave. Momentalisht nuk ka asgjë përfundimtare, por gjithçka do të qartësohet gjatë dy ditëve të ardhshme, deri të mërkurën”, ka thënë ky zyrtar i lartë pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së. Ndërkaq, për Lutfi Hazirin e LDK-së përveç postit të kryeministrit që do ta marrë lideri i tij është shprehur i sigurt se LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Financave.

“Posti i kryeministrit dhe Ministria e Financave shkojnë bashkë. Prandaj, këtu s’ka asnjë diskutim. Këto dy pozita shkojnë bashkë”, ka thënë ai për “Zërin”. Në të kundrën ka thënë ai, nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur në parim, atëherë LDK-ja tërhiqet nga koalicioni duke kaluar në opozitë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.