Në Sadovinë të Vitisë gjenden tetë granata dore
Viti – Në fshatin Sodovinë e Muhagjerëve të Vitisë një mashkull shqiptar ka njoftuar se kishte vërejtur disa mjete të dyshimta shpërthyese. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr në mënyrë të sigurt dhe pa incidente tetë granata dore njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


