Fundamenti

Dy mesazhet e Hashim Thaçit për LDK-në sot!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mblodhi kryesinë e PDK-së dhe pas këtij takimi doli vet para mediave. Me shikim, qëndrim dhe fjalë prej ngadhnjimtari ai sot në fakt pos që lavdëroi “konceptet e djathta” të PDK-së e LDK-së pokështu sqaroi diçka esenciale dhe kjo ka të bëjë me dy elemente.

Citati i dy mesazheve të Thaçit sot:
“Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për përshpejtimin e implementimit të procesit zgjedhor, pra ndërtimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, institucione këto të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, dhe duke respektuar gjithmonë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Eco Higjiena

Që dmth. fitues ishte PDK dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dy “bishta”- sepse para se PDK-së t’i jepte të drejtë të kishte kryeparlamentarin ishte Jahjaga ajo që e kishte pyetur po atë Gjykatë se kush mund të bëjë kryeministrin- e kjo së pari është Partia fituese e zgjedhjeve.

Prandaj nuk duhet çuditur që nervoza e dalngadalshme e LDK-së se “marrëveshja prishet” nëse Kryeministër nuk do jetë Mustafa po dëgjohet bukur si shpesh. Thaçi dhe PDK ende s’kanë folur. Dhe kur të flasin do të shihen të gjitha marrëveshjet e deritashme të arritura me gojë. Për ato mes shkrim- qoftë para tre vitesh mes Dell-it, Thaçit-Mustafës e Pacollit e dijmë që kurrë s’u realizuan. Jemi kurioz këso radhe të shohim… /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.