Mobi Casa

Sahatqia: 90 për qind e Këshillit të Përgjithshëm ishte pro koalicionit me PDK-në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nënkryetarja e LDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Teuta Sahatqia, nuk e ka mohuar faktin se në LDK mund të ketë mospajtime me arritjen e marrëveshjes për koalicionin PDK-LDK.

Por, ajo ka thënë se me shumë se 90 për qind e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, i kanë thënë po kryetarit të partisë që të bëjë marrëveshje me cilëndo parti politike.

Uji Dea

“Mendoj që e bukura e demokracisë është ajo që njerëzit të tregojnë vullnetin e tyre, të flasin dhe të votojnë sipas bindjes së vet. Por, demokracia nuk përfundon vetëm me biseda. Demokracia e ka edhe vullnetin e shumicës dhe obligimin që ai vullnet i shumicës të respektohet”, tha Sahatqia. /Indeksonline/