Lenjani feston bashkë me nxënësit e shkollës shqipe
Ylli i kombëtarës shqiptare Ermir Lenjani në mesin e fëmijëve futbollistë që nuk i ndanin sytë, ndau kupën e pavarësisë së Shqipërisë ekipit fitues me emrin „Mos ma prek flamurin”. Ky ekip me këtë emër „provokues“ dhe kjo ndjenjë e freskët për Lenjani që kishte përjetuar në Beograd në mbrojtje të flamurit, ishte një rastësi që ai nuk e kishte menduar më parë.
„Mos ma prek flamurin“ ishte ekipi nxënësve të shkollës shqipe në Flums që fitoi të shtunën turnirin futbollistik të organizuar në Walenstadt nga LAPSH-i për nder të ditës së shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesin e tetë ekipeve të paraqitura për pjesëmarrje në këtë turnir futbollistik mes nxënësve të të gjitha grupmoshave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ishte edhe futbollisti i kombëtarës shqiptare, Ermir Lenjani.
Musafiri i madh tha se ndjehej mirë në mesin e fëmijeve, të cilit i vraponin gjatë gjithë kohës pas për të bërë një fotografi me te, për të marrë një autograf e për ti qëndruar pranë lojtarit që tashme shihej se një yll i tyre.
Ermir Lenjani që luan sot me ekipin e tij FC St. Gallen ndaj FC Vaduz-it, në këtë manifestim për nder të 28 Nëntorit i nderoi bashkë me organizatorët futbollistet dhe futbollistët e rinj me nga një çmim e kupa të mëdha për finalistët.
Çmimin e lojtarës dhe lojtarit më të mirë morën Ariona Murati dhe Azem Sadiku. Kurse për Lenjanit, Vaxhid Sejdiu kishte rezervuar një mirënjohje si shenj kujtimi nga nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër.
„Ky është një rast i mirë për të mbledhur bashkë fëmijë e prindër shqiptarë që jetojnë të larg njëri tjetrit e të shpërndarë në vende të ndryshe të Zvicër“, vlerësoi Vaxhid Sejdiu, kryetar i LAPSH-it për kantonet Zvicrës lindore./albinfo/


