United Hospital

LDK: Isa, i pakontestueshëm për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për “Zërin” se ende nuk ka ndonjë zhvillim rreth ndarjes së posteve ministrore. Ndërsa sa i përket postit të kryeministrit, Haziri ka thënë se lideri i LDK-së është i pakontestueshëm.

“Përfundimisht, ajo është punë e kryer. E ka nominuar Kuvendi dhe nuk kemi tjetër nominim. Kryetari Mustafa është nominuar nga Këshilli i Përgjithshëm edhe para zgjedhjeve, ndërsa pas shpërbërjes së Blloku kemi dashur ta konfirmojmë edhe një herë dhe sërish zotëri Mustafa është nominuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së”, është shprehur Haziri.

Ai më tej ka thënë se me marrëveshjen në parim është përcaktuar që kryeministri t’i takojë LDK-së, ndërsa kryeparlamentari PDK-së, prandaj sipas tij, këto dy subjekte nuk duhet t’i përzihen njëra-tjetrës për emra. “Kjo është çështje për të cilën vendos LDK-ja dhe nuk duhet të pyetet PDK-ja. Këto çështje janë përcaktuar, LDK-ja do ta drejtojë Qeverinë, ndërsa PDK-ja Kuvendin. Këto janë vendosur në parim”, ka përfunduar Haziri.

Hidromorava

Ndërsa analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se pavarësisht arritjes së marrëveshjes në parim ndërmjet liderëve të dy partive, duket se qysh në start po shfaqen disa probleme.

“Besoj që kjo është një lloj strategjie e Hashim Thaçit për të diskredituar LDK-në dhe Isa Mustafën, në kuptimin që të mos i jepet mundësi atij që të vijë në postin e të parit të Qeverisë. Pra, kjo është një strategji për dobësimin sa më të madh të LDK-së. Këto janë të njohura nga opinioni, pasi që dihet tashmë se PDK-ja vepron në këtë formë me partitë e tjera. Duket se me z. Mustafën në qeverisje, PDK-ja po mundohet t’i japë edhe goditjen e fundit LDK-së”, ka vlerësuar Mushkolaj. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.