KKVITI

Petrit Selimi: Ende s’janë ndarë pozitat, nuk e di emrin e Kryeministrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas Hashim Thaçit, as Petrit Selimi nuk ka treguar nëse LDK do të ketë udhëheqjen e Qeverisë. Ai ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mes dy liderëve nuk përmenden pozitat por në lojë janë Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se me rëndësi është që bllokada politike është tejkaluar dhe tash duhet të ndërtohen institucionet e reja.

Ai ka thënë se e rëndësishme është që të arrihen të ndërtohen një program, të emërohen njerëzit e rëndësishëm dhe të realizohen premtimet elektorale.

“Presidenti, Kryeministri dhe Presidenti janë çështje e diskutimeve. Marrëveshja nuk përmend asnjë pozitë”, ka thënë Selimi.

“Nuk është optimumi as për PDK’në dhe as për LDK’në në këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Hidromorava

“Mendoj se LDK vendos për pozitat e veta dhe PDK do të vendos për pozitat e veta”, ka shtuar ai.

Sipas tij, PDK nuk e ka bindur askënd për të bashkëqeverisur por ka ndodhur disa ngjarje që kanë çuar deri te marrëveshja me LDK’në.

“PDK nuk e ka bindur askënd. Mirëpo, faktet që u prezantuan – vendimet e Gjykatës Kushtetuese – ndryshuan rrethanat. E dyta, kriteret që i vuri Presidentja siç ishin dialogu, gjithëpërfshirja, integrimet europiane, mosfunksionimi i koalicionit LAN e ndërtuan rrugën e koalicionit të ri”, ka thënë Selimi, në emisionin Info Magazinë për Klan Kosovën.

Ky zyrtar i PDK’së ka deklaruar se Qeveria e re do të ndërtohet shumë shpejt, do të votohet buxheti dhe do të miratohen ligjet emergjente.

Sipas tij, Qeveria do të ketë afër 90 deputetë me shumicë shqiptarë dhe me përfshirjen e minoriteteve në Ekzekutiv.