Ulpiana e re
Ulpiana Lama nuk është më prezantuese e ndonjë emisioni televiziv, por kjo nuk do të thotë që ajo i është larguar ekranit. Lama, edhe më tej është shumë prezente në televizion. Atë e ftojnë në intervista, për të dhënë opinione, etj.
Ulpiana Lama njihet si gazetare, por në fakt është edhe sociologe dhe e magjistruar për modë në Paris.
Ulpiana, lirisht mund të që quhet ‘’fashionista’’, pasi përherë ‘’provokon’’ modë. Ndër vite ajo e ka vërtetuar se shija e saj është unike dhe e pa ngatërrueshme.
Tani, Ulpiana ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe në nuanca edhe stilin e veshjes.Si ju duket?/Indeksonline/


