ARKATANA

Isa e dëshiron Limajn në qeveri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa po tenton që me çdo kusht pjesë e koalicionit qeverisës të jetë edhe Nisma e Fatmir Limajt. Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se Mustafa i ka kërkuar kreut të PDK-së Hashim Thaçi që në koalicionin e ardhshëm qeverisës të jetë edhe partia e Limajt.

Megjithatë kjo kërkesë sipas burimit, nuk ka marrë përgjigje nga Thaçi.

Eco Higjiena

“Këtë kërkesë Thaçi e ka marrë me rezerva pjesë e qeverisë të jetë edhe Limaj, mirëpo ai nuk dhënë ndonjë përgjigje definitive rreth kësaj kërkese”, ka thënë burimi.

Kërkesa e Mustafës që të ketë në qeverisje edhe partin e Limajt po bëhet për shkak që ai dëshiron ta rrisë ndikimin ndaj PDK-së e cila pritet ti ketë resorët kryesore në qeverinë e ardhshme. (ORAinfo)