Uji Dea

Adem Demaçi i jep gajret Ramushit: Do të bëhesh Zëvendëskryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adem Demaçi thotë se arritja e marrëveshjes për koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së, është një gjë e cila sipas tij nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ai ka thënë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e duhur për Kosovën, duke theksuar se ai personalisht e ka parashikuar një koalicion të tillë.

“Po pra unë kam thënë edhe më herët se kështu duhet të ndodhë, që t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për të mirën e vendit”, ka thënë Demaçi.

Mirëpo, ai ka thënë se edhe partia e Haradinajt duhet të jetë pjesë e qeverisë. Ai ka inkurajuar liderin e AAK-së , duke thënë se “nuk do ta lënë jashtë institucioneve”.

Mobi Casa

“Ka me u gjet një vend edhe për Haradinajn sepse qëllimi është për t`i bashkuar të gjithë. Atij duhet të jipet posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm të Kosovës”, ka thënë Demaçi në një bisedë me Inlajm.

Demaçi ka komentuar edhe pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo Lëvizje ka gabuar me strategjinë e fundit, gjë e cila mund të riikuperohet gjatë 4 vjetëve të ardhshme.

“Vetëvendosje nuk diti me u gjet, le të bëhet gati pas 4 vjetëve edhe besoj se do të mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Demaçi për Inlajm./Inlajm/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.