UBT

Veliaj: Po të merrej prokuroria edhe me OESD-në, tash do të gjykoheshin 20 e jo 7 veta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Natali Veliajt, e akuzuara kryesore në aferën e vjedhjes së 1.4 milionë eurove në tenderin e pasaportave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk i ka mjaftuar fjala përfundimtare e avokatit mbrojtës, Ali Beka, e dhënë disa ditë më parë në gjykatë.

Të hënën, pas përfundimit të fjalës përfundimtare të avokatëve të tjerë, ajo i ka thënë trupit gjykues se do të dëshironte t`i thoshte edhe disa fjalë.

Veliaj ka akuzuar prokurorin e rastit, Andrew Hughes për moskorrektësi, duke pretenduar se nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat.

Mobi Casa

“Edhe sot e ndiej veten të trajtuar padrejtësisht nga prokurori se unë veç dy deklarata i kam dhënë në prokurori dhe jo pesë siç po thotë ai. Për ato 1.4 milionë euro unë asnjë përfitim nuk e kam pasur për shkak të besimit që e kam pasur me kompaninë austriake. Vetëm i kam zbatuar urdhrat e tyre. Prokuroria nuk ka tentuar asnjëherë t`i kontaktojë se tash nuk do të ishin këtu 7-8 veta duke u gjykuar, por 20 veta”, ka thënë ajo.

Grupi i udhëhequr nga Natali Velijaj dhe Fisnik Blakaj akuzohet për përfshirje në krim të organizuar në rastin e skandalit të kontratës së furnizimit me pasaporta të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Kompania austriake OESD (se çfarë thanë të akuzuarit e tjerë, Fisnik Balaj, Nazmi Thaçi, Sefedin Shala.(“Koha Ditore”).
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.