Eko Higjiena

Cili ishte shkaku i vdekjes së Dr. Florit?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Florand Kondi, i njohur me emrin artistik ‘Doktor Flori’, ish-anëtar i grupit muzikor “West Side Family” ka ndërruar jetë mëngjesin e të hënës. Shkaqet janë ende të panjohura, por kantautori i njohur është dërguar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë dhe sipas mjekeve ai nuk ka pasur shenja jete.

Në spital është dërguar rreth orës 10:20 minuta, mjeket dyshojnë për ndonjë sulm në zemër, megjithatë, pritet dalja e autopsisë mjeko-ligjore.

“Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur të Florian Kondit. Dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë një mbidozë droge ose alkooli por do të jetë autopsia e cila do të nxjerrë konkluzionet”, raporton oranews.

Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, është baba i dy fëmijëve. Ai u bë i njohur me disa këngë shumë të njohura në tregun muzikor shqiptar, por edhe për angazhimin e tij, njëherë në fushatën elektorale të Edi Ramës dhe me pas ne zgjedhjet e fundit realizoi një këngë për fushatën e partisë.

——————————————————————————

Dr. Flori: Anonim nuk do të jem

Florian Kondi, emri i artit është Dr. Flori e nisi karrierën e tij artistike me grupin Westside Family.
Tre çunat e Westside Family realizuan këngë të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut. Një prej këngëve më të njohura të tyre është “Në krahët e tua do të jem”. Gjithashtu dhe kënga e realizuar me Edi Ramën, “Tirona”.

Dr. Flori ishte autori i teksteve të këngëve të grupit, si dhe i shumë këngëve të kënduar solo apo nga këngëtarë të tjerë. Tekstet e tij ishin shumë të ndjera dhe filozofike.

Kurse kënga e tij më e re, e cila fatkeqësisht do të jetë dhe e fundit është ajo me titull “Toke Toke”. /shekulli/

ARKATANA

——————————————————————————

Këngëtari mbërriti i vdekur në spital

Një prej këngëtarëve më të njohur dhe ndër më kontroversët në Shqipëri, Florian Kondi i njohur si “Doktor Flori” ka ndërruar jetë. Ai ka mbërritur i vdekur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Burime thanë për lapsi.al se vdekja e tij është konstatuar këtë mëngjes.

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ka mbërritur në spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Doktor Flori u nda nga jeta në një moshë të re, ndërsa ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur. /lapsi.al/

——————————————————————————

Vdes këngëtari Dr. FLori

Ndërron jetë këngëtari i njohur “Doktor Flori”.
Sipas njoftimeve paraprake, artisti mësohet se ka vdekur duke u dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Motivet ende të panjohura

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.