ARKATANA

AAK nuk lëshon pe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku është shprehur vendosmëria në zbatimin e marrëveshjes së 10 qeshorit dhe kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeministër.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilit do subjekt që është pjesë e koalicionit.

Hidromorava

“Për më shumë në atë rast përgjegjësia e parë për dështimin eventual të marrëveshjes së 10 qeshorit bie mbi atë subjekt politik dhe udhëheqësin e tij”, ka thënë ai.

Më tutje, Isufi shtoi se politika dhe shoqëria kosovare kërkon ndryshime rrënjësore dhe lidership të ri në Qeverinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj.