UBT

Policia konfiskon drogë dhe armë në Gjilan dhe dy fshatra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatrat Verbicë e Zhegocit, Llashticë dhe në Gjilan policia ka konfiskuar drogë e armë.

Në fshatin Verbic e Zhegovcit në Gjilan me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e një mashkulli shqiptar ku janë gjetur dhe konfiskuar 3.134 gram substancë te dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Edhe në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjilan raportohet se një mashkull shqiptar ka njoftuar në polici se në një ndertës përcjellëse të shtëpisë ka vërejtur dy paketime të dyshuara. Policia në vend ngjarje ka gjetur dhe konfiskuar 4.516 gram substancë të dyshuar narkotike dhe po heton rastin.

FIDANISHTJA

Në fshatin Llasticë të Gjilanit ndërkaq me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e një mashkulli shqiptar ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike kallashnikovë prodhim kinez dhe tre fishekë.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/