Fundamenti

Aksidente trafiku në Gjilan e Pasjan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Polica e Kosovës përmes telefonit është informuar për dy aksidente trafiku. Në rastin e parë aksidenti ka ndodhur ne mes dy veturave civile Golf tabela 06 vozitës shqiptar shtetas i Kosovës dhe vetura tjetër po Golf me tabela regjistrimi 05.

Deri te aksidenti ka ardhe kur të dy njësitet kanë qenë duke qarkulluar në të njëjtin drejtim dhe duke mos mbajtur distancën e mjaftueshme nga mbrapa është goditur vetura me regjistrim 05 dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin vozitësi dhe 4 pasagjerët e tij ku të gjithë i janë nënshtruar tretmanit mjekësor.

FIDANISHTJA

Në rastin e dytë besohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës me veturën Opel Vectra me targa VR duke lëvizur nga Presheva ne drejtim te Gjilanit me të arritur në fshatin Pasjan komuna Partesh duke bërë vozitje të pakujdesshme godet këmbësorin i cili ishte duke përcjell kopenë e deleve duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastet veç e veç procedohen në Gjykatë./rajonipress/