ARKATANA

Çfarë ka ndodhur në 24 orëshin e fundit në Kosovë?

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Raporti i Policisë së Kosovës për 24 orëshin e fundit, në nivel vendi.

RAJONI I PRISHTINËS – INCIDENTET KRIMINALE

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Llapushnik, magjistralja Pejë-Prishtinë 09.11.2014-01:40. Raportohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës është vetaksidentuar një veturë me targa civile dhe si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre meshkuj K-Shqiptarë, të cilët janë dërguar në QKUK. Dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore që sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë, i cili është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

Fshati Dumnicë, Podujevë 10.11.2014 00:10. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturën e tij civile nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer, që të dy meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa pasagjeri i dytë viktima mashkull K-Shqiptar ka ndërruar jetë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që vozitësi i automjetit të jetë nën masën e mbajtjes, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. “Gazmend Zajmi” Prishtinë 09.11.2014 16:30. Viktima mashkull K-Shqiptar njofton se në një lokal dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë në kokë dhe duar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rast.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Magjistralja Prishtinë–Mitrovicë 09.11.2014-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli është ndaluar me veturën e tij me targa lokale. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar: një revole Magnum 22, një mulli i revoles, një gjilpërë e revoles, pesë fishekë (super), një këllëf dhe një sprej’’. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. “UÇK-së”, Prishtinë 09.11.2014 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht me një të dyshuar tjetër të panjohur. Gjatë kontrollit tek i dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë –thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE

Rr. “Nazim Gafurri” Prishtinë 08.11.2014-21:40. Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RAJONI I GJILANIT – INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

RAJONI I FERIZAJT – INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

RAJONI I PRIZRENIT – INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Lubiqevë, Prizren 09.11.2014-14-00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë, si pasojë pos dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra K-Shqiptare. Të lënduarit pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi.

REALIZIM I URDHËRESËS SË GJYKATËS

Rr. “William Woker” Prizren 09.11.2014 21:20. Duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit.

RAJONI I PEJËS – INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Bajram Curri”, Pejë 09.11.2014 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar duke e goditur në fytyrë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit.

FIDANISHTJA

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Fshati Raushiq, Pejë 09.11.2014 13:30. Viktima mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij është ndaluar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti e ka kanosur verbalisht dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

DHUNË FAMILJARE

Rr. “Sak Fazlia” Pejë 09.11.2014 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K-Shqiptare. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit i cili ka rezultuar me 1.79 %0, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.

VJEDHJE E RËNDË

Fidanishte, Pejë 09.11.2014-11:08. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (të mitur) nën dyshimin e bazuar se në bashkëveprim nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar kanë vjedhur komplete dhe aparate të ndryshme pune. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

RAJONI I MITROVICËS – INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. “Ahmet Selaci”, Mitrovicë 09.11.2014-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë të dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen, rasti në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rr. “Hoxhë Hasan Tasini” 09.11.2014 16:54. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se gjatë punimeve në shtratin e lumit Ibër është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësia për deminim e FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë me vete mjetin e dyshimtë.

RAJONI I MITROVICËS – VERI – INCIDENTET KRIMINALE

TENTIM VRASJE

Rr. “Oslobodjenja” Mitrovicë 09.11.2014-01:00. Viktima mashkull K-Serb ka njoftuar në polici se një person i panjohur me maskë ka shtënë me armë zjarri ndaj tij. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë 09.11.2014-14:55. Raportohet se dy viktima meshkuj K-Shqiptarë në lokacionin e cekur te ura kryesore për arsye të panjohura janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj K-Serbë, me ç’rast njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Policia po heton rastin.

POLICIA KUFITARE – INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E PYLLIT

Fshati Shupeq i madh, Pejë 08.11.2014-22:10. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një kamion pa targa që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në kamion ishte duke transportuar 18 copë trupa drunjë të dimensioneve të ndryshme, pa dokumentacion përkatës. Kamioni dhe masa drunore është konfiskuar. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e Agjrncionit Pyjorë të Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedure të rregullt.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale – 002

Aksidente me të lënduar – 014

Aksidente pa të lënduar – 023

Tiketa trafiku të shqiptuara – 663

Arrestime – 015

Në mbajtje – 010./express/