UBT

Në Tyxhec e Koretin arrestime për armë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në fshatin Koretin të Kamenicës njësiti policor ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të së cilës është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë “Baikal” dhe 20 fishekë të kalibrit 16 mm. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Edhe në fshatin Tuxhec të Kamenicës njësiti policor ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të së cilës është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike me 11 fishekë të kalibrit 7.62 X 35 mm. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/