Eko Higjiena

Zgjedhjet, lojë e Thaçit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ideja e kryetarit të PDK-së dhe kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, për shkuarjen në zgjedhje të reja konsiderohet si lojë politike që nuk mund të konkretizohet.

Madje, përfaqësuesit e Bllokut ironizojnë me kërkesën e PDK-së për zgjedhje, duke thënë se PDK-ja nuk po ia di hallin vetes. Ndërsa, analistët politikë zgjedhjet e reja nuk i shohin zgjidhje, duke rekomanduar që zgjidhjen ta gjejnë në instancat politike. Takimin e liderëve e kanë kërkuar edhe diplomatët e huaj dhe presidentja, Atifete Jahjaga.

Hidromorava

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se për tejkalimin e ngërçit politikë nevojitet një zgjidhje e përbashkët e liderëve të partive politike parlamentare, përmes një takimi të përbashkët në Zyrën e presidentes./zeri/