Hidromorava

Lirohen tre serbë të Novobërdës të akuzuar për krime lufte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka liruar sot tre serbë nga komuna e Novobërdës, të akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999. Vëllezërit Sllobodan e Sreqko Martinoviq dhe Svetllana Stojanoviq, u liruan nga akuzat për veprat që u ngarkoheshin për mungesë faktesh, u deklaroi mediave serbe avokati Dejan A. Vasiq, i cili mbronte të akuzuarin Sreqko Martinoviq, përcjell koha.net.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, një kolegj i përzier që kryesohej nga gjyqtari Vlladimir Mikulla, sot mori vendim lirues kundër dy vëllezërve Sllobodan e Sreqko Martinoviq dhe Svetllana Stojanoviq”, citojnë mediat deklaratën e avokatit Vasiqit.

Sipas tij, Gjykata nuk gjeti fakte të mjaftueshme në procedurën e përsëritur, ndërsa dëshmia e të vetmit shqiptar të dëmtuar, Selatin Beqirit, u vlerësua jobindëse.

Uji Dea

Këta tre serbë i kishte arrestuar policia e EULEX-it më 24 shtator të vitit 2009 me dyshimin se gjatë luftës në Kosovë kishin kryer krime lufte ndaj popullsisë civile, përcjell koha.net.

Se nuk ishin fajtor, Gjykata Themelore e vërtetoi gjatë procedurës së parë, por pas ankesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit urdhëroi përsëritjen e procesit që u mbyll sot me vendim lirues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.