KKVITI

Kapet në Kukës grabitësi i shtetasit të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia ka arrestuar sot autorin e vjedhjes me dhunë të një kosovari.Bëhet fjalë për vjedhjen me dhunë të një shtetasi nga Kosova, më 21 tetor të këtij viti. Në pranga ka rënë Çapajv Muja, 19 vjeç, nga fshati Shtiqen.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur arrest me burg për 19-vjeçarin. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme është arrestuar edhe një tjetër shtetas, i cili dyshohet se ndihmonte Çapajv Mujën që të mos arrestohej.

Hidromorava

Mbrëmë u arrestua Lavdrim Basha, i cili aktualisht po përballet me akuzën e bashkëpunëtorit në krim. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.