Uji Dea

Haradinaj: PDK të lëshojë rrugë, s’ka nevojë për zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas një takimi maratonik, që ka zgjatur dy orë e gjysmë në selinë e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ky ka qenë takim i rregullt i Bllokut LVAN, derisa ka kërkuar edhe një herë nga kryesuesja Flora Brovina që ta thërret seancën e Kuvendit.

Haradinaj ka mohuar që në këtë takim të jetë biseduar për ridizajnim të marrëveshjes së Bllokut, kurse ka hedhur poshtë opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Është e pamundur të shkohet në zgjedhje kur e kemi shumicën parlamentare”, ka thënë Haradinaj.

“PDK-ja duhet të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit, sepse asnjë variant nga Blloku nuk do të shkojë në favor të PDK-së”, ka thënë kreu i AAK-së.

ARKATANA

Sipas tij, edhe Presidentja duhet të ndikojë te Flora Brovina për të thirrur seancën e Kuvendit, për të vazhduar pastaj me ndërtimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë afat nga Presidentja për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Nuk kam dëgjuar për ndonjë afat të Presidentes”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.