LVV-ja konfirmon arrestimin e Ymerit, thonë se nuk janë si kriminelët e PDK-së dhe LDK-së!
Lëvizja “Vetëvendosje” nëpërmjet një komunikate për media ka treguar rreth arrestimit të kryetarit, Visar Ymeri.
Sipas kësaj partie, arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit.
Arrestohet Visar Ymeri
Mëngjesin sotëm Policia e Kosovës ka shkuar në banesën ku jeton deputeti i VV-së Visar Ymeri dhe e ka arrestuar atë.
Arrestimin e kryetarit të LVV-së e ka konfirmuar për “Zeri.info”, Adonis Tahiri, zëdhënës i kësaj partie.
Pamjet nga momenti i arrestimit të Ymerit të dërguara nga një qytetar.
/express/


