O’Connell: Kemi parë shumë raste të korrupsionit për të cilat s’ka pasur reagim
Në një bashkëbisedim me miqtë e tij në Facebook, Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka dhënë qëndrimin për korrupsionin në Kosovë. Ai ka thënë se nuk ka dëshmi për korrupsionin në Kosovë, por qytetarët, sipas tij, nëse kanë dëshmi duhet t’i raportojnë.
Ja si i është përgjigjur një pyetjeje në Facebook ambasadori O’Connell.
“Them të drejten – nuk jam polic pra nuk kam personalisht dëshmi. Por ne kemi parë shumë raste kur ka korrupsion, dhe që nuk ka reagim. Nëse qytetarët kanë dëshmi, duhet të raportohet. Por, edhe nëse nuk kanë, por mendojnë që ka korrupsion, ata kanë mundësinë të votojnë ndryshe” ka shkruar ai./express/


