ARKATANA

Rrahën pesë persona për një mosmarrëveshje verbale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës është informuar për një rast që ka ndodhur në një restorant këtu në Gjilan ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje.

Njësitet Policore Reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pesë persona Shqiptar shtetas të Kosovës, që të gjithë në cilësi të të dyshuarve, pas një mosmarrëveshje verbale në mese vete kanë filluar të sulmojnë njeri tjetrin me grushta, me ç’rast të njëjtit pësojnë lëndime trupore, për këtë posedojnë raportet mjekësore.

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit, pasi janë intervistuar janë liruar. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/