Në Berivojcë një qytetar nuk zbaton urdhrat e policisë
Gjilan – Policia e Kosovës, Njësiti i reagues, gjatë punës rutinë, kanë ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e bardhë, me targa 06 të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës ku në veturë ishin dhe dy pasagjerë.
Gjatë legjitimimit njëri prej pasagjerëve kishte refuzuar t’ia jap dokumentet e identifikimit duke provokuar Zyrtar policor duke pas sjellje kundërshtuese ndaj urdhrave të Policisë.
I njëjti është arrestuar dhe të njëjtit pasi i është bërë matja me alkootest i ka rezultuar 0.98‰ promila alkool. Me vendim të Prokurorin ndaj të dyshuarit është bërë fletë paraqitje – kundërvajtje,në procedurë të rregullt.
Rasti procedohet në Gjykatë-Divizioni për kundërvajtje njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


