Drita i jep leksion Hajvalisë
Gjilan – Futbollistët e Dritës me plot meritë kualifikohen në çerekfinale të Kupa Digitalb Kosova duke e mposhtur skuadrën e Hajvalisë me plot meritë.
Futbollistët e Dritës dhe Hajvalisë treguan lojë cilësore në 45 minutat e parë duke dëshmuar se do të jetë një ballafaqim i fortë.
Futbollistët e Dritës kanë mundur shumë lehtë në minutën e 4 të shënojnë në portën mysafire por këtë rast të qind për qind nuk e realizon Shqiprim Kelmendi pasi dy herë portieri mysafir Tahiri intervenon me sukses.
Mysafirët golin e epërsisë e arrinë në minutën e 29 pas depërtimit të Da Luz i cili harkon gjenë Karabegun e vetmuar i cili me kokë nga 7-8 metra shënon.
Njëri ndër futbollistët më të mirë të Dritës Xhevdet Shabani në minutën e 41 me një gol të bukur barazon në 1-1.
Në fillim të pjesës së dytë kapiteni i Dritës Kastrati pas një kundërsulmi nga 16 metra gjuan por portieri mysafirë Petrit Tahiri devijon topin në horizontalen e tij duke shpëtuar gol të sigurt.
Bardh e kaltërtit e Dritës arrijnë në epërsi në minutën e 57 pasi më parë kapiteni Kastrati bukur shërben Shabanin i cili nga 3-4 metra tund rrjetën mysafire.
Mysafirët shumë lehtë kanë mundur të barazojnë në minutën e 77 por Samir Zejneli koritet nga 3 metra me kokë gjuan jashtë portës.
Në minutën e 81 përforcimi i Dritës Qëndrim Sejdiu nga goditja e lirë nga 25 metra shënon një supergol duke plasuar topin në këndin e epërm të portierit Tahiri.
Pas ndeshjes dy trajnerët Sedat Pajaziti i Dritës e Ismet Munishi i Hajvalisë deklaruan.
Ismet Munishi: “Jam i kënaqur me ekipin pësuam gola të lehtë ndërsa Drita me meritë fitoi, kurse ne mbetemi të përmirësohemi në garat kampionale”.
Sadat Pajaziti: “Kjo fitore më ka gëzuar shumë, për futbollistët e mijë do të jetë një vetëbesim shumë i madh. Të ju them sinqerisht kam qenë i bindur se do të fitojmë edhe pse këto parashikime kanë qenë të vështira”./rajonipress/
DRITA – HAJVALIA 3-1 (1-1)
Drita – Huruglica, Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha, Kastrati, Kelmendi(Byqmeti),Shabani(Shaqiri) Murati(Ajdari).
Hajvalia – Tahiri, Shabani,(Leci) Gashi, Prekazi, Dragusha, Babaj,(Emini) Ahmeti, Hamiti, Karabegu(Pacolli) Zeneli, Sergio Da Luz.
Gjyqtar: Nuza, Preniqi, Berisha.
Shikues: 400.
Kartona të verdhë: Hashani, Kastrati Berisha, Haliti(D) Babaj,Hamiti(H)
Golashënues – Fuhat Karabegu(H) 2 Xhevdet Shabani,Sejdiu (D)

