Shala asiston në fitore
Herolind Shala është rikthyer në formacionin bazë të Liberecit dhe iu është rikthyer fitoreve.Pas humbjes javën e kaluar nga Dukla Pragë, këtë fundjavë Liberec ka arritur të triumfojë në derbin lokal ndaj Jablonecit 3:2.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe edhe pse luante më i tërhequr arriti ta bëjë një asistim në këtë sfidë.
Një harkim i bukur nga ana e majtë i Shalës u konkretizua në gol nga sulmuesi Bakos që ishte hero në këtë sfidë me het-trikun e tij.
Shala është ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin çek, ndërsa ai në këtë sfidë luajti për 75 minuta.
Pas kësaj fitore Libereci i tij ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë sa ka edhe Mlada Boleslav në vendin e tretë. /Telegrafi/

