Boksieri gjilanas i cili po dridh Zvicrën
Gjilan – Boksieri Gjilanas Elbasan Kqiku me hapa të sigurt drejt profesionalizmit një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. Kqiku karrierën e boksit e kishte filluar në vitin 2002 në KB Drita duke dëshmuar një talent të madh në mes litarëve të ringut.
Dashuria ndaj boksit, Elbasanit i lindi nga vëllau i tij Lulzimi i cili ishte pjesë për një kohë të gjatë në KB Drita.
Boksieri Gjilanas Elbasan Kqiku asnjëherë nuk ju nda këtij sporti luftarak me synime të arrijë në piedestalin më të lartë të karrierës së tij, ai tani e 13 vite karrierën e tij prej boksieri e bën në njërën ndër klubet më të mëdha evropiane në Bern të Zvicrës.
Gjilanasi është shndërruar në “tmerr” për kundërshtarët e tij me gjatësinë e tij 1.94 cm dhe pesha e tij prej 105 kg ka bërë që kundërshtarët e tij të ndiejnë grushtat e qelikët të këtij boksieri i cili pritet që shumë shpejt të kaloi në profesionalizëm.
Kqiku gjerë më tani ka zhvilluar afro 47 meçe prej të cilave mbi gjysmën e tyre i ka përfunduar para kohe duke i plandosur kundërshtarët e tij në dyshemenë e ringut.
Ky boksier shtatë gjatë dhe i fuqishëm në vitin 2013 e 2015 ishte kampion në shtetin Helvetik në Zvicër pa konkurrencë ndërsa në vitin 2014 kishte një lëndim në dorën e tij por tani gjithçka për këtë boksier është e harruar.
Se për çfarë boksieri kemi të bëjmë dëshmon edhe ftesa e Përfaqësueses së Zvicrës që ti mbroj ngjyrat e shtetit Helvetik.
“Kam një ftesë nga njerëzit e këtij shteti që të jem pjesë e kësaj Përfaqësuese por dëshira ime është që ta përfaqësoj shtetin e Kosovës, por gjithçka mbetet të studiohet, unë tani kam një meqë me rëndësi të madhe pa marrë parasysh epilogun e këtij meqi do të kaloj në profesionalizëm, kam disa oferta të sponsoreve të ndryshëm por gjithçka do të vendoset për pak kohë”, shprehet boksieri Gjilanas Elbasan Kqiku.
Në klubin e boksit të Zvicrës në Bern, Kqiku ka të gjitha barometrat që të arrijë synimet e tij. “Është një klub me trajner të mëdhenj, por edhe me boksier të mëdhenj në mesin tonë gravitojnë shumë boksier me nam Evropian e Botërorë dhe për çdo ditë të jepet mundësia të përfitosh fshehtësitë e boksit”, tregon për ‘rajonipress’ Kqiku.
Në të shumtën e rasteve Kqiku kohën e stërvitjeve e kalon me dy boksierët tani të njohur ndërkombëtarisht Arnold Gjergjaj e Mikel Colaj.
“Ne jemi shokë të mirë dhe shumë herë i kryqëzojmë dorëzat në mes vete (sparing-partner) që të jemi sa më të përgatitur janë boksier shumë të mrekullueshëm dhe çdo fshehtësi të boksit e zbatojmë në ring”.
Elbasan Kqiku tregon edhe sukseset me trajnerët të cilët i ka arritur.
“Kam fatin që trajner personal ta kem trajnerin e boksit të Përfaqësueses së Zvicrës i cili është njohës i madh i boksit, por gjithashtu kam edhe trajnerën e mirënjohur Christina Nigg. Kam pasur fat të madh që për tre muaj të jem nën mbikëqyrjen e trajnerit të madh Gjerman Fritz Sdunek, i cili ka stërvitur vëllezërit e famshëm Klitschko por ai ka ndërruar jetë ne Nëntor të vitit 2014./sylejman ismajli/rajonipress/


