Fundamenti

“Trepça”, në rrezik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vonesat mund ta sjellin ndërmarrjen sërish në një qorrsokak, falë politikave të gabuara të ekzekutivit që udhëhiqet nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Qeveria tregohet e paaftë ta rimëkëmbë kombinatin

Vonesat mund ta sjellin ndërmarrjen sërish në një qorrsokak, falë politikave të gabuara të ekzekutivit që udhëhiqet nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi

Uji Dea

Drejtues të dikurshëm të kombinatit “Trepça” dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pozitës kanë akuzuar Qeverinë se po tregohet e papërgjegjshme me Projektligjin për “Trepçën”.

Sipas tyre, çdo veprim dhe vendimmarrje e spostuar për qershor, do të thotë blerje kohe, që t’i lihet në dorë AKP-së për të realizuar “Ristrukturimin” e “Trepçës”. Profesori universitar, Shyqri Kelmendi, ish- zyrtar i lartë në kombinatin “Trepça”, tha se diskutimi në Komisionin e Kuvendit për “Trepçën” po bëhet në mënyrë mjaft të papërgjegjshme. “Nuk ka asnjë arsye që të prolongohet puna e një komisioni ekspertësh që do të përgatisë një Draftligj për ‘Trepçën’ gjatë muajve mars-prill-2016”, tha ai. “Çdo veprim dhe vendimmarrje e spostuar për qershor, do të thotë blerje kohe, ashtu që t’i lihet “në dorë” AKP-së për të realizuar “Ristrukturimin e” e “Trepçës” sipas ligjit famoz të UNMIK-ut, të përkthyer në shqip dhe të aprovuar nga Kuvendi (Ligji 2005/48). Po qe se ndodh kjo vonesë, në fund të tetorit “Trepça” përcillet si çështje, nga AKP-ja në duart e aksionarëve të kualifikuar”, tha ai./kosova sot/