Investitorët nuk vijnë për të humbur paratë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë për “Zëri”, se asnjë investitor nuk do të vijë në Kosovë vetëm për të humbur para.
Zëri: Ne kemi pasur disa raste në gazetë kur edhe shqiptarët nga Britania e Madhe, sepse janë shtetas britanikë, kanë ardhur dhe kanë privatizuar ndërmarrje, ndërsa sot nuk mund të futen për shkak se janë të uzurpuara. A keni informacione në lidhje me këtë?
Ruairí O’Connell: E turpshme. Asnjë investitor nuk do të vijë në Kosovë vetëm për të humbur para dhe derisa shqetësohen se mund të humbin krejt nuk do të vijnë.


