United Hospital

Ministria e Kuçit, dështim skandaloz

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Degradimi i sistemit gjyqësor dhe prokuroria. Padrejtësitë mbulojnë Republikën

“Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, nënkryetarit të PDK-së, dhe më herët edhe në pozitën e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi është përgjegjës jo vetëm për fuqizimin e kriminelëve dhe kapjen e institucioneve, por edhe për ndërhyrjet e tij personale në çështjet e padive të ndryshme nëpër gjykata, në mbrojtjen e oligarkëve”, u shpreh Isa Mulaj

Drejtësisë së Kosovës si duket nuk i ndihmoi as ekspertiza ndërkombëtare për të ndërtuar një shtet ku ligji zbatohet.

Ndër shtyllat e UNMIK-ut me shumë prioritet ka qenë drejtësia, asistimi dhe krijimi i kuadrove të duhura që Kosova të marrë sa më mirë në duart e saj vendosjen e drejtësisë pas përfundimit të protektoratit nga ana e OKB-së. Sot, në mesin e shumë ministrive që kemi, Ministria e Drejtësisë luan një rol tejet të rëndësishëm në ndërtimin e një shteti efikas, ku respektohen ligjet, e drejta si dhe rendi kushtetues.

Uji Dea

Ministria e Drejtësisë zhvillon politikën brenda fushës së saj të përgjegjësisë, mundë- son përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë, menaxhon çështjet administrative, financiare dhe buxhetore të Ministrisë, ushtron mbikëqyrje ekzekutive mbi tërë shërbimin korrektues dhe shërbimin sprovues, në pajtim me dispozitat në fuqi.

Ajo gjithashtu zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve, në pajtim me ligjin në fuqi dhe ushtron përgjegjësitë në kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, shfrytëzimin e ndihmës dhe të ekspertizës së personelit përkatës, si dhe të specialistëve të tjerë, në pajtim me dispozitat në fuqi.

Mirëpo, pavarësisht misionit, në praktikë MD-ja duket se ka dështuar, sepse prokuroria dhe gjykatat nuk arritën ende që të ofrojnë një ambient të besueshëm për qytetarët, duke bërë që sundimi i ligjit në Kosovë për të gjithë në mënyrë të barabartë të vazhdojë të mbetet më shumë një ëndërr sesa realitet./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.