Mobi Casa

Çollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kosova ka hyrë në javën e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dështimi për të arritur një marrëveshje rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në ditët e fundit, kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka ofruar dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, poste në qeveri dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke këmbëngulur që posti i Presidentit të mbetet në duart e VV-së.

Megjithatë, ofertat janë refuzuar nga opozita.

Bekim Çollaku, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se Kurti nuk pasur asnjëherë qëllim të përfshihet në negociata serioze me opozitën.

Fundamenti

Sipas tij, qëllimisht e ka lënë çështjen e presidentit për në fund pas votoi qeverinë, me shpresën për të arritur ndonjë “pazar me opozitën”.

Ka qenë qëllim strategjik i Kurtit që të arrijnë në këtë situatë dhe ka pasur mungesë vullneti politik nga Kurti për të bërë marrëveshje të mirëfilltë politike me ndonjë nga subjektet politike. Sikur të kishte një vullnet minimal për partner qeverisës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duhet të kishte ftuar në biseda serioze një nga subjektet dhe të bisedonin për ndarje të qeverisjes.

Ai ka thënë që nuk ka nevojë për partner qeverisjeje, ka votuar qeverinë dhe e ka lënë çështjen e presidentit qëllimisht në fund, ndoshta memendimin që partitë opozitare nuk do kenë zgjidhje tjetër përveçse të pranojnë ndonjë ofertë të pazareve të orëve të fundit, por llogaritë i kanë dalë keq”, tha Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.