UBT

Papunësia, preokupim edhe pas 8 vjetësh shtet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, papunësia sipas të dhënave zyrtare, thuhet se ka shënuar rënie, kurse në realitet ky mbetet shqetësimi dhe problemi kryesor i qytetarëve.

Në vitin 2008, kur Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj, mbi 43 për qind ka qenë shkalla e papunësisë, ndërkaq pjesa më e madhe e të papunëve kanë qenë të rinjtë. Që nga ajo periudhë, statistikat zyrtare nuk ndryshojnë shumë, ku sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, thuhet se shkalla e papunësisë është 35.8 për qind. Mbi 61 për qind e të papunëve janë të moshës prej 16 deri në 24 vjeç.

KKVITI

Por, këto shifra vazhdimisht kanë qenë dyshuese apo edhe të manipuluara për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj sindikata shkalla e papunësisë ka qenë dhe mbetet mbi 50 për qind.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Alush Sejdiu, shprehet se procesi i privatizimit ka rritur shkallën e papunësisë. Ndërkaq, në periudhën prej pavarësisë, autoritetet kompetente, sipas tij, nuk kanë pasur plane konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës. “Problemi qëndron se nuk kemi strukturim të ekonomisë, nuk kemi plan strategjik për zhvillimin ekonomik, nuk kemi plan strategjik për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorëve të cilët do të krijojnë vende të reja të punës, sidomos sektori i bujqësisë, edhe pse kohëve të fundit ka një përmirësim”, ka thënë Sejdiu Papunësia mbetet me të njëjtat shifra si para shpalljes së pavarësisë dhe pas saj, thonë edhe ekspertë për çështje ekonomike. (rel)