ARKATANA

Ernest Luma: Linçimi “Alla-Dick-Marti” ndaj Thaçit buron në Beograd

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish- zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një postim në Facebook ka thënë se po bëhet linçim i padrejtë ndaj Hashim Thaçit.

“Hashim Thaçi ishte në krye të shumë proceseve që kaloi Kosova, që nga vitet 1998/1999 (pavarësisht qëndrimeve të mia personale apo të kujtdo tjetër ndaj Marrëveshjes së Rambujesë, atëherë). Hashim Thaçi, sipas meje, ka bërë luftë të pakompromis ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj rivalëve të tij të drejtpërdrejtë politikë (për ç’gjë, nuk kam qenë dakord me të. Ia kam thënë edhe në sy, shpeshherë). Hashim Thaçi është një nga fytyrat me të cilat identifikohet Kosova dhe shteti ynë.Linçimi “Alla-Dick-Marti” ndaj tij, buron në Beograd”, ka shkruar Luma.

Lexoni postimin e plotë:
Linçimi i padrejtë i Hashim Thaçit!
Hashim Thaçi është drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kryeministri i parë (i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës).

Hashim Thaçi ishte në krye të shumë proceseve që kaloi Kosova, që nga vitet 1998/1999 (pavarësisht qëndrimeve të mia personale apo të kujtdo tjetër ndaj Marrëveshjes së Rambujesë, atëherë).

Hashim Thaçi, sipas meje, ka bërë luftë të pakompromis ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj rivalëve të tij të drejtpërdrejtë politikë (për ç’gjë, nuk kam qenë dakord me të. Ia kam thënë edhe në sy, shpeshherë).
Hashim Thaçi është një nga fytyrat me të cilat identifikohet Kosova dhe shteti ynë.

Linçimi “Alla-Dick-Marti” ndaj tij, buron në Beograd.
Unë mendoj që secili që i mëshon këtij ritmi, me apo pa vetëdije, është në shërbim të Beogradit.
Hashim Thaçin, për së pari herë, e kam takuar në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam dëgjuar për iniciativa e guxime të tij, në fillim të viteve ’90, nga bashkëluftëtarët e tij.

FIDANISHTJA

Hashim Thaçi, sot, po linçohet padrejtësisht!
Rruga dhe aspirata e tij për President të Kosovës në këtë kombinim dhe në këto rrethana, nuk mendoj se është e qëlluar.

Propozimi apo ideja që ai të jetë President i Kosovës, është e mëherëshme. E para shumë viteve.
E din edhe Hashim Thaçi qysh e tek. E di edhe unë. Në embrion.

Nuk dua tê hyj në historinë e nepotizmit në shtet në thashethemet e krimit të organizuar e korrupsionit, në krejt vitet e qeverisjes prej tij. Deri në një moment tjetër, këto janë punë e tjetërkujt, por Hashim Thaçi, sipas meje, nuk ka asnjë lidhje me asnjë shërbim sekret, direkt apo indirekt, në favor të interesave antishqiptare, me zanafillë në vitet ’90.
Ai, në këtë origjinë, është i pastër.
Kisha dhe kam plot mospajtime, kundërshtime e debate, me Hashim Thaçin.

Por, në temel është i paqë!
Personalisht nuk mendoj se duhet të jetë president i këtyre rrethanave.

Prapë, personalisht, nuk mendoj se duhet të linçohet kështu, gjithanshmërisht.

Është e padrejtë. Është johumane dhe është në shërbim të tjetërkujt krejt kjo.
Kaq për sonte

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.