Eko Higjiena

Mustafa: Strategjia kombëtare e rëndësishme për zhvillimin ekonomik

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se strategjia kombëtare për zhvillim ekonomik është e destinuar për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ai ka thënë se kjo strategji do të jetë në harmoni me strategjitë e tjera si programi për reforma ekonomike. Mustafa tha se strategjia është e ndarë në disa shtylla në kapital njerëzor, sundim i ligjit dhe qeverisje e mirë, zhvillim i industrisë konkurruese dhe në zhvillimin e infrastrukturës.

Mustafa ndër të tjera tha se është strategjia e par për zhvillimin ekonomik dhe është e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Eco Higjiena

Ndërsa përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar ndihet i lumtur që BE-ja ka mbështetur këtë program, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik.

Zhbogar ka thënë se kjo strategji të jetë e realizueshme dhe jo të mbetet vetëm në rafte./ZËRI