Muriqi nuk ndalet së shënuari
Vedat Muriqi ka ndihmuar sot ekipin e tij Girespunspor të kthehet te fitorja në Ligën 2 në Turqi, duke mposhtur 3-1 në shtëpi Gëztepen.Pas dy muajsh pa fitore, që e larguan nga kreu, Giresusori më në fund është kthyer te suksesi dhe nuk mund të mos merrte pjesë në festë edhe sulmuesi kosovar, transmeton SportAl.al.
Në fundin e pjesës së parë Giresunspori shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 51-të erdhi i goli i Muriqit, që siguroi fitoren, edhe pse në fund erdhën edhe dy gola të tjerë.
Për Muriqin ishte goli i 12-të në kampionat, duke qenë i dyti në listën e shënuesve më të mirë.


