UEFA shqyrton pranimin e plotë të Kosovës më 25 shkurt!
UEFA në Kongresin e radhës (më 25 shkurt të jashtëzakonshëm, më 3 maj të rregullt) do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë, bën të ditur televizioni serb, B92, transmeton Republika.info.
Federata kosovare e Futbollit aktualisht ka kufizime në paraqitje ndërkombëtare, pasi që FIFA në janar të vitit 2014 i lejoj Përfaqësues së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore.
Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare fuqiplote, përfaqësuesja e shtetit tonë do të mund të merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusia 2018, derisa klubet kosovare në kupat evropiane.

