Ja sa para fiton Shkëlzen Gashi në Amerikë
Futbollistët nga Evropa që angazhohen në futbollin e SHBA-së dhe Kanadasë rëndom paguhen mirë. Dhe, për ndryshim nga Evropa, vendet e përmendura janë më transparente sa i përket bërjes publike të të ardhurave të këtyre sportistëve.
Kështu, secili i interesuar mund ta dijë pa problem se për shembull legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard në Los Angeles i fiton 6.2 milionë dollarë në vit, shkruan blick.ch. Ndërsa ish ylli i Juventusit, Sebastian Giovinco për Toronton fiton 5.6 milionë dollarë.
Ish ylli i Baselit, Shkelzen Gashi do të fitojë më shumë se një milion dollarë në vit në “Colorado Rapids”, transmeton albinfoch.
Ish golgeteri numër një i Zvicrës për dy sezone, njëherësh lojtar i kombëtares shqiptare do të jetë kështu rreth dyfish më i paguar se kolegu i tij nga Zvicra, Barnetta. Ky i fundit në Philadelphia ka fituar ne sezonin e kaluar vetëm 600 mijë dollarë.


