Hidhërohet në KEDS-in, dëmton zyret e saj
Viti – Në Pozheran të Vitisë Policia e Kosovës është njoftuar se i dyshuari mashkull shqiptar në shenjë pakënaqësie, nga mllefi që KEDS-s i e ka shkyçur nga rrjeti i rrymës elektrike i njëjti ka dëmtuar zyrën e KEDS-it duke thyer një dritare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti dedikohet në Gjykatë njoftoj policia e Gjilanit e cila rastin e ka cilësuar si dëmtim, asgjësim i pronës së luajtshme ./rajonipress/


