UBT

Kontrabandonte gjedhe pa dokumentacion përkatës, ndalohet nga policia

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në rrugën “Gjilan – Kamenicë” njësiti policor gjatë implementimit të një plani operativ ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga një i dyshuar mashkull shqiptar.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 11 (njëmbëdhjetë) gjedhe në vlerë prej rreth 6100 €, pa dokumentacion përkatës.

Mobi Casa

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e Doganës dhe AVUK-ut të cilët kanë konfiskuar pesë krerë gjedhe ndërsa gjashtë të tjera së bashku me automjetin janë liruar. Nuk raportohet për të arrestuar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/