Hidromorava

Arrestime në Debëllde, Livoq i Epërmë dhe Përlepnicë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar në Debëllde një person tek i cili janë konfiskuar dy gëzhoja derisa në Livoq dhe Përlepnicë janë arrestuar dy persona.

Në fshatin Debelldeh, të Vitisë në lidhje me rastin e datës 24.01.2016 raportohet se me 25.01.2016 Policia në vendngjarje kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja.

FIDANISHTJA

Kurse në fshatin Livoq i Epërm, të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Edhe në fshatin Përlepnicë, të Gjilanit në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/