Fundamenti

Fatlind Demi mesfushor e sulmues i së ardhmes

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Klubi i Gjilanit gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj në futbollin e Kosovës, ndërsa rrugës së shumë futbollistëve cilësor është duke shkuar edhe i riu 16 vjeqari Fatlind Demi.

Edhe pse i ri për nga mosha futbollisti Fatlind Demi ka aspirata të mëdha për karrierën e tij futbollistike.

Mesfushori ofanziv por edhe sulmues krahu Demi karrierën futbollistike e ka filluar si 10 vjeçar duke mos u ndalur në asnjë moment gjerë më tani. “Futbollin e dua ai është një pjesë e jetës sime, pa topin e futbollit do të isha shumë i vetmuar shpresoj se një ditë jo të largët do të jem pjesë e ndonjë klubit të madhë”, shprehet futbollisti Demi.

Për të avancuar karrierën e tij futbollistike Fatlindi për një kohë ishte pjesë e Shkollës së futbollit “Galatasaray Kosova”.
“Në këtë shkollë kam mësuar shumë sa i përket teknikës së futbollit, ndërsa si pjesë e kësaj shkolle isha edhe në një turne në Turqi ku dhashë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju pëlqyer shumë menaxhereve evropian loja të cilën e kam shfaqur në këtë turne të futbollit”, shprehet talenti i Gjilanit Demi.

Talenti Demi kishte shfrytëzuar rastin të sprovohet edhe në kampin e futbollit i cili u mbajt në verën e kaluar në Gjilan duke u vlerësuar me notën më të lartë.

HW

Talenti i Fatlindit nuk mbetet pa u vërejtur edhe në KF Gjilani në grup moshat U17-U19 duke qenë njëri ndër futbollistët kryesor të këtyre grup moshave, ndërsa për talentin e Fatlindit edhe trajneri Sadullah Ajeti ka lavdata .

“Fatlindi është një talent i madh i futbollit është një futbollist mjaft i diciplinuar ka një ardhmëri të mirë në karierën e tij futbollistike”.

Bjondi nga Gjilani Fatlind Demi i cili një ditë shpreson se do të jetë si idoli i tij Marco Reus dhe të vesh fanellën kuq e zi të AC Milan. “Shpresoj se ëndrra ime do të përmbushet, ëndërroj për atë ditë do të jap gjithçka nga vetja që ëndrrat e mija ti realizoj, ndërsa meritë të veçantë për ngritjen e talentit tim ka edhe trajneri Sadullah Ajeti i cili është një trajner i shkëlqyer”.

Për futbollistin Demi shumë portier ia kanë frikën pasi këmba e tij e djathtë është një “gjyle” e vërtet për portat kundërshtare por edhe nuhatjen të cilën e ka për portat kundërshtare.

Bjondi nga Gjilani i cili ka një ardhmëri të mirë të futbollistit gjatë kësaj verë pritet të udhëton drejt Francës për tu sprovuar në dy klube të mëdha Franceze./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.