Eko Higjiena

Oligarkia mafio-politike bllokon ekonominë kosovare

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Analistë të ekonomisë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë akuzuar rëndë koalicionin e partive në pushtet, PDK-LDK, se qëllimisht po lejojnë zhvatjen e buxhetit të shtetit nga kompanitë e pushtetarëve që po favorizohen nga ATK-ja dhe Doganat e Kosovës.

Përfitimet e paligjshme shumëmilionëshe,në xhepat e klientelës “Pronto”

Analistë të ekonomisë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë akuzuar rëndë koalicionin e partive në pushtet, PDK-LDK, se qëllimisht po lejojnë zhvatjen e buxhetit të shtetit nga kompanitë e pushtetarëve që po favorizohen nga ATK-ja dhe Doganat e Kosovës. Analistët sugjerojnë se Qeveria duhet që sa më shpejt të gjitha bizneseve t’u krijojnë kushte dhe barazi në treg.

Eksperti i ekonomisë dhe profesori universitar, Muhamet Sadiku, për gazetën “Kosova Sot” tha se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese se të gjitha bizneset janë të barabarta para politikave fiskale dhe ngarkesave fiskale. “Kosova ka për të punuar në mënyrë që ta fuqizojë edhe më tepër ngarkesën fiskale për njerëzit në mënyrë që tatimi të mos të shkohet në vertikale në ngritje, por të shkon në zgjerimin e bazës së obligimeve dhe Kosova të bëhet një ambient biznesor i pranueshëm dhe i barabartë për të gjitha bizneset”, u shpreh ai. Eksperti Sadiku tha se sa i përket barazisë fiskale Qeveria nuk duhet që të ketë pardon.

Disa kompani të lidhura me pushtetin

Uji Dea

Opozitari Bali Muharremaj (AAK) tha se këto kompani janë të lidhura me pushtetarët aktualë dhe të njëjtit punojnë bashkë dhe kjo mënyrë e bërjes së biznesit do të vazhdojë përderisa kjo garniturë të jetë në pushtet.”Këto kompani i kanë krerët e ATK-së dhe ata të Doganave pas vetes së tyre”, tha ai. Sipas opozitarit Muharremaj kjo lidhje zinxhirore e këtyre bizneseve do të vazhdojë përderisa kjo garniturë e pushtetarëve të tashëm të jetë në pushtet.”Që të ndryshojë kjo gjendje nevojitet që qytetarët tanë ta ndërrojnë me votën e tyre këtë garniturë pushtetarësh, sepse është dëshmuar se ata nuk punojnë për shtetin, por për xhepin e tyre. Ndaj po mbeti në pushtet kjo garniturë e sundimtarëve aktualë gjërat do të shkojë për të keq sikurse deri më tani dhe nuk do të ketë fare ndryshime, por vetëm favorizime të bizneseve që janë të afërta dhe të kapura me politikën e politikanë aktualë “, potencoi ai.

PDK-ja e ndoti mjedisin biznesor

Lidhur me çështjen, Arton Demhasaj, nga OJQ-ja “Çohu”, u shpreh për “Kosova Sot” se ka shumë kompani që janë krijuar nga viti 2008 e këndej, pas shpalljes së pavarësisë, kur erdhi në pushtet PDK-ja, e që kanë marrë shumë tenderë, saqë kanë bërë një kapital shumë të qëndrueshëm.”Këto kompani kanë dhënë mijëra euro për fushata politike dhe kanë marrë miliona euro përmes procesit të tenderimit publik. Tash këto kompani kanë arritur në nivel të lartë të kapitalit dhe mund të krijojnë edhe monopol”, u shpreh më tej ai. Demhasaj ka shtuar se është e dyshimtë se si këto kompani, në krahasim me të tjerat që operojnë, kanë marrë aq shumë tenderë. Këtë diferencë, sipas tij, ka mundur ta bëjë vetëm afërsia me politikën.

Analisti i ekonomisë, Haki Shatri, tha për “Kosova Sot” se ka vite që e kanë identifikuar evazionin fiskal, krimin ekonomik të organizuar përmes ATK-së dhe Doganave të Kosovës dhe kjo është plaga më e madhe e shoqërisë kosovare që nuk e po e lënë vendin që të zhvillohet ekonomikisht për ta rritur buxhetin. Ai tha se duhet t’u mundë- sohet bizneseve të ndershme që të punojnë lirshëm e në baza legale./kosova sot/