Paraqitje fantastike e Etrit Berishës, mbron penalti
Etrit Berisha nuk e nisi mirë ndeshjen ndaj Chievos por e përfundoi në mënyrën më të mir
Në ndeshjen ndaj Chievos ku Lazio fitoi me rezultat 4:1, Etrit Berisha pranoi një gol në pjesën e parë që shumë lehtë mund të ishte evituar. Portieri i Kombëtares shqiptare e kishte lëshuar portën më shumë se që duhej.
Megjithatë, portieri i Kombëtares shqiptare e përmirësoi këtë menjëherë pasi më pas bëri paraqitje fantastike teksa ka mbrojtur edhe një penallti.
Në minutën e 84’tër, kur rezultati ishte 3:1, u akordua penallti në favor të mysafirëve, por portieri i Kombëtares shqiptare tregoi edhe njëherë se nuk gjendet pa arsye në portën e lacianëve duke mbrojtur goditjen e Alberto Paloschit. /Express/


